Prof. Dr Isa Tahiri 200×200

Rektori Musaj, ngushëllon familjarët e profesorit të ndjerë, prof.dr. Isa Tahiri

Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë të profesorit të ndjerë, prof.dr. Isa Tahiri, i pikëlluar me lajmin për ndarjen e tij nga jeta, më lejoni që të shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Përveç familjes, ai do t’i mungojë Universitetit tonë, studentëve, kolegëve dhe miqve.

Jeta dhe vepra e tij, kontributi në fushën e shkencës, puna me studentët dhe korrektësia në secilin pozitë që ka mbajtur, e kanë bërë një emër të respektuar gjithandej. Kujtimet e mira dhe emri i mirë që ka lënë janë ngushëllimi më i mirë edhe për familjen.

Duke bashkëndjerë me ju në këto momente dhimbje dhe pikëllimi, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe!

 

Me respekt

Prof.dr.Alush Musaj

Rektor