KImete Zabërgja

Rektori Musaj, ngushëllon familjen e ish-laborantes në FXM, Kimete Zabërgja

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ngushëllon familjen dhe farefisin e  ish-punëtorës së Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik, Kimete Zabërgja, e cila ka vdekur të mërkurën pas një sëmundje të shkurtër. E ndjera ka punuar si laborante në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik dhe para rreth 10 vitesh ishte pensionuar. E ndjera është varrosur të enjten në varrezat e qytetit në veri të Mitrovicës.