Beli

Rektori Musaj, ngushëllon familjen Peci

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe gjithë farefisin e aktorit mitrovicas, Blerim Peci, i cili ndërroi jetë sot. Ai thotë se ndarja nga jeta e aktorit Peci, është një humbje jo vetëm për familjen, por për gjithë qytetin e Mitrovicës dhe Kosovës në përgjithësi.

Rektori Musaj, thekson si ai ka qenë një djalë që i ka dhënë jetë Mitrovicës. “Blerimi mbetet një personalitet i shquar mitrovicas,  që do të kujtohet përherë me respektin më të lartë si aktor dhe si njeri me virtyte të larta”.