IMG 1505135859c53e2cdf30c31c437e4d7a V

Rektori Musaj po merr pjesë në Konferencën II të Rektorëve në Korçë

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof. dr. Alush Musaj, po merr pjesë në Konferencën II të Rektorëve të Universiteteve Publike Shqiptare që po mbahet në Korçë. Temë bosht e kësaj konference dyditore është: “Universitetet publike shqiptare përballë sfidave të hapësirës evropiane të arsimit të lartë”.

Në fund të konferencës do të nxjerret një dokument që do të nënshkruhet nga rektorët, ku do të vendosen parimet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve shqiptare dhe objektivat në arsimin e lartë.