Quadic

Rektori Musaj po merr pjesë në punëtorinë për “Ndërtimin e bashkëpunimit rajonal në arsimin e lartë”, që po mbahet në Sofje

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Alush Musaj, po merr pjesë në punëtorinë për “Ndërtimin e bashkëpunimit rajonal në arsimin e lartë”, që po mbahet në Universitetin Teknik të Sofjes, në kuadër të projektit QUADIC. Pjesë e kësaj punëtorie janë universitetet publike të Kosovës, Universiteti Teknik i Sofjes. Universiteti i Sapienzës etj.

Gjatë tri ditëve sa do të zgjas kjo punëtori, do të prezantohet një draft për një Marrëveshje Mirëkuptimi sa i përket krijimit të një rrjeti rajonal të bashkëpunimit, mandej do të realizohen vizita në hapësirat universitare si dhe do të diskutohet për një platformë të përbashkët softverike.

Rektori Musaj, theksoi se në kuadër të këtij projekti po ofrohen mundësi për shkëmbime përvojash dhe rritjen e bashkëpunimit universitar në rajon.