Ali Sadiku

Rektori Musaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Prof. Asoc. Dr. Ali Sadikun

Lajmin për ndarjen nga jeta të Prof.Asoc.Dr. Ali Sadikut, i cili përveç si mësimdhënës ka mbajtur edhe pozita të rëndësishme në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), e kemi pranuar me pikëllim të madh. Ai është shquar për kulturë të lartë njerëzore dhe akademike si mësimdhënës, duke krijuar një raport të mirëfilltë me studentët. Është dalluar me kolegialitet të pashoq, ndërkohë që ka treguar përkushtim në pozitat që ka mbajtur, në mes tyre edhe si prorektor i UIBM.

Si i tillë ai do t’u mungoj studentëve, kolegëve, institucionit tonë dhe më së shumti familjes së tij, të cilët duhet te jenë krenar me emrin e mirë që ka lënë. Profesori Ali Sadiku, do të mbetet një prej emrave eminentë në jetën akademike, jo vetëm në Mitrovicë. Gjithsesi ai do të shërbej si model për gjeneratat e reja të mësimdhënësve tanë.

Duke bashkëndjerë me familjarët, farefisin, miqtë, studentët dhe kolegët e tij, unë shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Prof.Asoc.Dr. Ali Sadikun!

 

Rektori

Prof.dr. Alush Musaj