Behajdin Skeja

Rektori Musaj ngushëllon familjen dhe miqtë për ndarjen nga jeta të prof.dr.Behajdin Skeja

Me hidhërim e kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të prof.dr. Behajdin Skeja, i cili për shumë vite ka punuar si mësimdhënës në ish-Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, tash Fakultetit të Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë të profesorit të ndjerë, prof.dr. Behajdin Skeja, ju lutëm të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini”.

Profesor Skeja, përveç familjarëve do të kujtohet edhe nga ish-studentët, miqtë dhe kolegët e tij për vlerat e tij njerëzore dhe profesionale. Do të kujtohet si një personalitet që ka lënë gjurmë me punën e tij akademike dhe shkencore.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për prof.dr. Behajdin Skeja

Me respekt

Rektori

Prof.dr. Alush Musaj