
Senati mori vendim që në semestrin veror mësimi të zhvillohet në formë fizike
Senati i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) mori vendim në mbledhjen e mbajtur më 16 shkurt 2021, që në semestrin veror mësimi të zhvillohet në formë fizike në të dy nivelet e studimeve. Senati ka vendosur në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës numër 01/63, të datës 11.02.2021 si dhe udhëzimet e dhëna në “Manualin për mbrojtje nga përhapja Covid-19”.
Njësitë akademike do të merren me organizimin e mbajtjes së ligjëratave konform kushteve të infrastrukturës sipas “Manualit për mbrojtje nga përhapja Covid-19” si dhe do të publikojnë orarin e mbajtjes së mësimit dhe formën e organizimit për secilën lëndë.
Kliko: Vendimi i Senatit