Images

Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik- DAAD ofron mundësi për studentë

Institucionet e Arsimit të Lartë në Gjermani kanë një gamë të gjerë të ofertave për studime dhe hulumtime.

Ekzistojnë më shumë se 16 000 programe studimore për t’u zgjedhur.

Studentët mund të gjejnë një program studimi, të përshtatshme për interesat e tyre.

Për hulumtuesit shkencor dhe shkencëtarët, Gjermania ofron mundësinë e përfshirjes së tyre në kërkime apo hulumtime të hollësishme.

Në mënyrë që të diplomuarit dhe PostDocs e talentuar të mos heqin dorë nga studimet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, Gjermania ofron një program gjithëpërfshirës të bursave me mbështetje të veçantë për studentët dhe hulumtuesit ndërkombëtarë.

Nëse dëshironi të keni një pasqyrë për ofertat të cilat i ofron DAAD si edhe mbështetjen e  organizatave të tjera në lidhje me qëndrimin studimor në Gjermani ju drejtojmë në faqën
www.funding-guide.de

Këtu gjeni informacione lidhur me mundësitë mbështetëse të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik- DAAD, si dhe nga organizatat tjera të  përzgjedhura për studentët e huaj, të diplomuarit dhe PostDocs.

Afati i fundit për aplikim për programin Master të të gjitha drejtimeve shkencore është deri më 15 nëntor 2019. Varësisht nga drejtimi, variojnë dhe afatet per dorëzim.

Të hënën, më 21 tetor 2019, prej orës 12:00 – 13:00, unë, Ellen Tichy, Lektore e DAAD-së, si dhe Arbnora Bajraktari bashkëpunëtore në zyrën ndërlidhëse të DAAD-së, do të mbajmë prezantimin e programit të bursave të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik për Kosovë 2020/2021  si edhe do të ju përgjigjemi pyetjeve të studentëve, në Amfiteatrin “Idriz Ajeti” të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës (kati i dytë, salla 39)

Ne shtojce gjeni: 

Dokumente per sqarimin e bursave dhe nje qe tregon afatet e fundit per aplikim.

ENG

ENG 

DE