Download

SHPALLJE PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTË

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin
“Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të
bujqësisë” projekt dyvjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Projekti përfshin komunat: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime.
Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar edhe pёrkrahja e studentёve me punё praktike
si mundёsi për punësim apo vetëpunësim. Pёrmes kёtij aktiviteti do tё organizohen pesë (5) ditё
trajnime profesionale të aftësive të buta dhe studentёt do tё sistemohen nё punё praktike me pagesë nё
kompani, organizata apo institucione përkatëse tё cilat ata do t’i kenё përcaktuar paraprakisht.
Ftohen studentёt e drejtimit tё bujqёsisё dhe tё teknologjisë ushqimore të aplikojnë për angazhim në
program të praktikës që përshtatet me profesionin e tyre. Gjatё zbatimit dyvjeçar tё projektit do tё
përkrahen gjithsej njëzet (20) studentë me punё praktike – dhjetë (10) studentë janë përkrahur nga
thirrja e parë ndërsa dhjetë (10) studentë tjerë do të përkrahen nga thirrja e dytë. Ky grup do të
angazhohet në punë praktike në kompani, institucione dhe organizata të ndryshme për një periudhë
prej tre (3) muajve me kompenzim në baza mujore për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, ushqimit
dhe komunikimit.
Kandidatёt e përzgjedhur duhet tё plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas projektit.

Për më shumë info: Dokumenti