Gjykata 1

Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Gjykatën Themelore të Mitrovicës – Dega në Vushtrri në disa shqyrtime gjyqësore

Sot disa studentë të përzgjedhur të Fakultetit Juridik të UIBM-ës ishin për vizitë në disa shqyrtime fillestare gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës – Dega në Vushtrri. Gjatë mbajtjes së këtyre shqyrtimeve studentët patën rastin të ndjekun drejtpërdrejt zbatimin e legjislacionit penal në fuqi të Republikës së Kosovës. Ndërmjet shqyrtimeve gjyqësore ata diskutuan me gjyqtarin për shumë çështje komplekse me rastin e zbatimit të dispozitave juridike në praktikën gjyqësore. Ata në këto diskutime të thelluara profesionale, në lidhje me temat e rëndësishme juridike, ndërmjet studentëve dhe gjyqësorit. Inkurajim ishte lavadata e madhe e gjyqësorit që ju dha këtyre studentëve për shkathtësitë e treguara gjatë këtyre diskutimeve profesionale. Pas përfundimit të këtyre shqyrtimeve në gjykatore, studentët së bashku me profesorin Islam Qerimi diskutuan edhe për disa çështje tjera akademike.