Fotoja

Studentët bëhen pjesë e hulumtimit për raportet mes të rinjve dhe policisë

Dy studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë janë bërë pjesë e një projekti që ka të bëj me hulumtimin e raporteve mes të rinjve dhe policisë. Në kuadër të hulumtimit që është udhëhequr nga profesoresha, Fabiene Konders nga Universiteti i Bohumit, janë mbajtur edhe dy fokus grupe.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Shend Musliu, e vlerësoi si një aktivitet të mirë për studentët pjesëmarrjen në këtë hulumtim me ekspertë ndërkombëtar. “Në kuadër ta aktiviteteve tona si Parlament Studentor, jemi duke bërë përpjekje që ta dinamizojmë jetën studentore”, tha ai.