Studentët debatojnë për të drejtat e njeriut

Me rastin e 10 dhjetorit-Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, studentët e Fakultetit Juridik në koordinim me Dekanin –  Prof.Ass.Dr.Agron Beka kanë zhvilluar një debat të hapur, në tryezën me temën “Liritë dhe të Drejtat e Njeriut: Sfidat dhe Perspektivat”. Në debat kanë marr pjesë edhe disa anëtarë të stafit akademik të fakultetit.
Në këtë debat studentët patën rastin të diskutojnë për problemet e ndryshme që ka Kosova në fushën e të drejtave të njeriut. Ishte jashtëzakonisht inkurajues niveli i debatit dhe mënyrës së si studentët kanë adresuar sfidat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe propozimet që ata kanë paraqitur për përmirësimin e mekanizmave ligjor dhe institucional për mbrojtjen dhe promovimin e tyre.
Ky debat është pjesë e angazhimeve që Fakulteti Juridik ka ndërmarrë dhe do të ndërmarr me qëllim që studentët, krahas mësimeve teorike në kuadër të planë-programit të fakultetit, të zhvillojnë edhe aftësitë e diskutimit, hulumtimit dhe mendimit kritik.