IMG 1240

Studentët e Departamentit Materiale dhe Metalurgji realizuan praktiken në “Institutin Ballkan Projekt”

Studentët e Departamentit Materiale dhe Metalurgji nga lënda Praktikë industriale realizuan praktiken në “Institutin Ballkan Projekt”. Në kuadër të bashkëpunimit UIBM Fakulteti i Gjeoshkencave Departamenti Materiale dhe Metalurgji dhe Institutit Ballkan Projekt”.
Studentet për realizimin me sukses të praktikës u paisen me certifikata.
Në fazen e parë të projekteve studentja Arlinda Qarku do të filloj punën në “ IMK Ballkan Projekt”, Prof. Zarife Bajraktari Gashi si bartëse e lëndës në nivelin Bachelor u nda shumë e knaqur dhe falenderoi drejtorin e Institutit Z.Ilmi Binaku, drejtoreshën  e burimeve Njerzore Znj. Elhame Binaku, asistenten Diellza Sallahu  dhe të gjithë punëtoret e laboratorit IMK Ballkan Projekt”, për mundesitë e realizimit të praktikës dhe punësimit.