Edukimi

Studentët e Edukimit shënuan “20 Nëntorin – Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve”

“Nuk është detyra jonë t’i mësojmë fëmijët tanë për t’u përballur me një botë mizore dhe të pashpirtë. Detyra jonë është të rrisim fëmijë që do ta bëjnë botën pak më pak mizore dhe të pashpirtë”,  – L.R.  Knost

Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit në bashkëpunim me SH.F.M.U “Migjeni” organizoi vizitë të nxënësve të kësaj shkolle në Kampusin Universitar të UIBM. Për nder të kësaj dite, për nxënësit u shfaq një film me mesazh informues dhe u zhvilluan aktivitete të ndryshme argëtuese. Nxënësit në fund vizituan objektin e UIBM duke shprehur edhe dëshirë që një ditë të vazhdojnë këtu studimet.

Një falendërim i veçantë i drejtohet mësueses Ardita Koca, e cila ishte e gatshme që së bashku me nxënësit e saj të bashkëpunojë me ne për këtë aktivitet.