Foto Nga Vizita Ne BQK

Studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan Bankën Qendrore të Kosovës

Studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan  BQK-në  dhe u pritën nga, Bedri Hamza, guvernator i BQK-së, ku patën rastin të informohen mbi rolin dhe funksionet e BQK-së. Gjithashtu u këshilluan rreth shumë çështjeve nga fusha bankare dhe financiare.

Me këtë rast, guvernatori, Hamza para studentëve ka elaboruar rolin dhe funksionet e shtyllave të strukturës organizative të BQK-së, duke i njoftuar studentët për fushëveprimin e departamenteve përkatëse në kuadër të strukturës së BQK-së. Po ashtu ai ka folur edhe për rolin e Bankës Qendrore në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë. Ai diskutoi edhe rreth mundësive për pune praktike dhe zhvillim te karrierës pranë këtij institucioni.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi, diskutoi për rëndësinë që kanë vizitat e studentëve nëpër institucionet relevante të Republikës se Kosovës në përgjithësi e ne veçanti rëndësinë që ka vizita ne Bankën Qendrore te Kosovës. Gjithashtu, ai tha se qëllim afatgjate i Fakultetit Ekonomik është rritja e interaksionit me biznesin dhe agjensionet e ndryshme qeveritare që mund të kontribuojnë në mënyrë signifikante në aktivitetet hulumtuese dhe shkencore të Fakultetit Ekonomik. Ne fund ai falënderoi guvernatorin, Hamza për pritjen dhe gatishmërinë për te përkrahur studentet e Fakultetit Ekonomik.

Pas diskutimeve nga studentet, guvernatori, Hamza u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Fakultetin Ekonomik

 

Please follow and like us:
error
error

Follow us :)