Gjatë Vizites Ne VIPrint

Studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan disa biznese në Mitrovicë

Në vazhdën e aktiviteteve praktike, studentët e Fakultetit Ekonomik, kanë vizituar një numër biznesesh në Mitrovicë. Gjatë këtyre vizitave ata janë njoftuar me punën që kryhet nëpër këto biznese.

Studentët kanë vizituar shtypshkronjën “Viprint”, ku janë pritur nga Skënder dhe Visar Idrizi. Ata treguan për historikun e biznesit të tyre, sfidat dhe ecurinë e punës.

Gjithashtu studentët kanë vizituar edhe organizatën “Arda-North”, ku kanë ndjekur trajnimin “Punësimi online nga shtëpia”. Drejtoresha e kësaj organizate, Rreze Duli, ka prezantuar para tyre mundësitë e shumta të punësimit nga shtëpia ne tregun elektronik.

Studentët u shprehën të kënaqur me këto vizita, të cilat janë duke ndikuar pozitivisht në avancimin e tyre profesional.