Foto Nga Takimi

Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Agjencinë e Kosovës për Forenzikë

Një grup studentësh të vitit të dytë nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, kanë vizituar Agjencinë e Kosovës për Forenzikë. Kjo është vlerësuar si një mundësi e mirë për studentët që edhe praktikisht të shohin për së afërmi funksionimin e institucioneve dhe agjencive të ndryshme shtetërore.

Kjo vizitë studimore është realizuar në kuadër të lëndës “Kriminalistikë”. Qëllimi ishte që të kombinohej dija teorike me punën praktike.

Studentët u shprehën shumë të kënaqur më këtë vizitë. Ata thanë se këto vizita janë shumë të rëndësishme për ta, meqë ju ofrojnë mundësi shumë të mira për avancimin e studimeve të tyre.