Photo (6)

Studentët vizituan Prekazin dhe Boletinin në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Drejtuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, të shoqëruar nga një grup studentësh, kanë vizituar të premten kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ata kanë vënë kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve dhe pastaj kanë vizituar Muzen në këtë kompleks, ku janë njoftuar për luftën heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë.

Pas Prekazit, studentët kanë vizituar kullën e heroit, Isa Boletini, në Boletin. Ata gjithashtu kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të Isa Boletinit, në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Shend Musliu, tha se në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, vihet në pah vepra dhe jeta e heronjëve dhe dëshmorëve që janë sakrifikuar për shtetin tonë.  “Shteti është bërë me sakrifica të mëdha, prandaj duhet ta ruajmë dhe ta zhvillojmë”, tha ai.