74611003 2758359051057399 7121398184445739008 N

Studentët vizituan Prekazin me rastin e 28 Nëntorit

Një grup i studentëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), të prirë nga drejtuesit e Parlamentit Studentor, kanë vizituar Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Ata janë përulur para të rënënve për liri për të nderuar Ditën e Flamurit, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe paraqitjen publike të UÇK-së.
Ensar Suma, kryetar i Parlamentit Studentor, tha se 28 Nëntori është festë e shqiptarëve kudo që janë. “Është një datë simbol për të gjithë ne, është një frymëzim dhe energji për kombin tonë”, tha ai.
Me këtë rast ai ftoi që kjo festë të bashkoi shqiptarët të përballuar sa më lehtë gjendjen e krijuar pas tërmetit në Shqipëri.