Studentja e FTU-së, Edona Sadriu, përfiton nga praktika në Gjermani

Si rezultat i bashkëpunimit me kompani dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë duke gjetur mundësi të mëdha në avancimin e tyre profesional.  Në këtë kontekst, studentja e niveli master në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, Edona Sadriu, paraqet një shembull të jashtëzakonshëm suksesi.

Pas përfundimit të projektit 3-vjeçar “Menaxhimi i Zonave të Kontaminuara” të përkrahur nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) gjerman dhe implementuar nga njëra ndër kompanitë lidere në botë në fushën e Inxhinierisë Mjedisore HPC AG dhe në bashkëpunim me FTU, ajo ka përfunduar punën praktike në zyret e kompanisë HPC AG në Kriftel të Gjermanisë. Pas suksesit të treguar atje, ajo ka nënshkruar kontratë pune në zyret e kësaj kompanie në Prishtinë.