Foto RVV 1

Takim i grupit punues lidhur me implementimin e rekomandimeve të Ekspertëve në RVV-në e Fakultetit Juridik

Takimin e hapi Prof.ass.dr. Islam Qerimi – prodekan për mësim i FJ-së, i cili tregoi metodologjinë e punës, me ç’rast të gjithë anëtarët e pranishëm u pajtuan që të rishikohet në përgjithësi hartimi i draftit aktual.

Ne vijim te takimit Dr. sc. Zahir Çerkini i permendi radhazi te gjitha rekomandimet e parapara nga ekspertet e akreditimit. Takimin e ka përshkruar puna ekipore, e sidomos kontribut të veçantë dha Prof.ass.dr. Perparim Gruda, i cili ofroi të dhëna me rëndësi nga eksperienca e tij në lidhje me këto rekomandime.

Konstatim i përbashkët i grupit punues është se, rekomandimet e Eksperteve per riakredim te programit juridik, janë plotësuar në pjesën më të madhe dhe janë prezentuar në kapitujt e kësaj RVV-je.

Ky grup vlerëson se ajo çka gjatë kësaj periudhe duhet të bëhet është ndërrmarrja e të gjitha veprimeve të nevojshme nga i gjithe stafi akademik dhe stafi administrativ për t’i plotësuar shtojcat e RVV-së.

Konkluzionet e takimit

Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan që:

  • Rekomandimet e Ekspertëve për riakreditim janë plotësuar në përgjithësi dhe janë në një rrugë të mirë drejtë kompletimit përfundimtar;
  • GP për hartimin e RVV-së, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me kompletimin e e shtojcave në draftin përfundimtar, sa u përket implementimit të rekomandimeve të Ekspertëve për riakreditmin e programit juridik.