Foto Nga Takimi

Takim informues lidhur me procesin e aplikimit për riakreditim të programeve

Mbështetur në planin e punës lidhur  me procesin e aplikimit për riakreditim të programeve, të mërkurën në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), është mbajtur një takim informues. Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Zhvillim të Cilësisë, Merita Shala, në takim me grupet punuese nga të gjitha fakultetet, ka dhënë sqarime për Raportin e Vetëvlerësimit për programe sipas udhëzimeve të Agjencisë për Akreditim të Kosovës (AKA).

Anëtarët e grupeve punuese u shprehën të kënaqur me dinamikën e punëve sa i përket procesit të riakreditimit të programeve. Përndryshe në kuadër të UMIB-it aktualisht janë të akredituara 20 programe në nivelin bachelor dhe master.