Bordi

Takim konsultativ me Bordin Industrial për Planin Strategjik (2022 – 2025)

Në kuadër të aktiviteteve për hartimin e Planit Strategjik (2022- 2025) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), të martën u mbajt një takim konsultativ me Bordin Industrial. I pranishëm në takim ishte edhe rektori, prof.dr. Alush Musaj, i cili falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre sa i përket hartimit të Planit Strategjik të UIBM.

Ai theksoi se Plani Strategjik është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Universitetit, duke pasur parasysh se përcaktimi i objektivave realizohet në bashkëpunim me shumë akterë. “Bashkëpunimi me biznesin është rritur gradualisht viteve të fundit dhe kjo patjetër se prodhon rezultate të prekshme dhe përfitime të gjithanshme”, tha ai.

Në anën tjetër, kryetari i Bordit Industrial, Visar Idrizi, përgëzoi rektorin Musaj dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij për qasjen ndaj bizneseve. “Kemi parë një hapje të Universitetit ndaj nesh si biznese. Ne jemi shumë të interesuar që rrisim bashkëpunim me interes reciprok”, tha ai.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X