Qatek

Takim me përfaqësuesit e studentëve për sigurimin e cilësisë në Fakultetin e Edukimit – UIBM

Në ambientet e Fakultetit të Edukimit në UIBM,  sot është zhvilluar një takim i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të grupeve tw studentëve dhe koordinatores së projektit QATEK –  Drejt Përgatitjes së Mësimdhënësve me Orientim drejt Cilësisë në Kosovë të financuar nga Programi Erasmus  Plus, qëllimi kryesor i të cilit  është të zhvillohet një kulturë e cilësisë në  institucionet e përgatitjes së mësimdhënësve për të rritur profesionalizmin e tyre në sistemin  shkollor në Kosovë.

Koordinatorja e projektit për UIBM, prof.ass.dr. Merita Shala së bashku me Prodekanen e fakultetit, Prof.ass.dr. Samire Bllaca Balaj, diskutuan me  studentët përfaqësues për dokumentin ‘Politika për përmirësimin dhe sigurimin e cilësisë në përgatitjen e mësimdhënësve në Kosovë’, dokument ky i miratuar nga Këshilli i Fakultetit të Edukimit dhe për Paketën e instrumenteve për sigurimin e cilësisë, po ashtu i punuar në bashkëpunim me stafin akademik, zyrën e cilësisë në fakultet dhe zyrën e cilësisë në Universitet dhe i aprovuar në Këshillin e Fakultetit të Edukimit.   Jetësimi i proceseve në të cilat studentët janë në qendër dhe kontribuojnë fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të këtyre proceseve si dhe forcimi i urave të komunikimit dhe bashkëpunimit të të gjithë akterëve të përfshirë në zhvillimin  e cilësisë në përgatitjen e mësimdhënësve të ardhshëm, ishin në fokus të diskutimeve të përbashkëta.