Dual

Takim në kuadër të projektit DualAFS për pakot punuese WP2 dhe WP4

Me datën 15.03.2021 në Fakultetin e Bujqësisë -UP është mbajtur takimi i organizuar nga Prof. Skender Muji. Në këtë takim nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore – UIBM morën pjesë PhD.c. Bahtir Hyseni, Prof. Asoc.Dr. Mehush Aliu, PhD.c. Arbër Hyseni dhe PhD.c. Dafina Llugaxhiu.

Në këtë takim është bërë ndarja e detyrave të cilat janë përgjegjësi e UIBM dhe UP në kuadër të Hulumtimit për Gjendjen Aktuale në fushën e Bujqësisë dhe Ushqimit në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të pakos punuese WP2, studimi përfshinë tregun e punës dhe definimin e profesioneve në Republikën e Kosovës, statistikat e studentëve të regjistruar dhe të diplomuar ndër vite, ndërsa pako punuese WP4, përshinë diskutimin e kurrikulës aktuale dhe mundësitë për avansimin e së njëjtës.