HERAS

Takim online për “Hulumtimin e arsimit të lartë dhe shkencën e zbatuar”

Në kuadër të projektit “Hulumtimi i arsimit të lartë dhe shkencën e zbatuar (HERAS +)”, të mërkurën është mbajtur takimi i parë online, ku pjesë ishte edhe prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, prof.dr. Behxhet Shala. Gjithashtu pjesëmarrësve me një fjalë rasti ju ka drejtuar edhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

Në takim u tha se sektori i arsimit të lartë dhe kërkimit publik duhet të jetë më konkurrues dhe i larmishëm në Kosovë në përputhje me Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA), kërkimin  dhe qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm (SDG).  Projekti është financuar nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës (MAS). Ndërsa HERAS + është implementues i këtij projekti.