FTUu

Takim për planin e cilësisë për projektin DualAFS

Në kuadër të implementimit të projektit DualAFS, me datën 19.10.2021  në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), u mbajt takimi i radhës në mes të partnerëve lokal; Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU) në UIBM dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë nga Universiteti i Prishtinës.

Në takim, ku u diskutua për ngritjen e qendrave për mësimin përgjatë gjithë jetës në kuadër të FTU-së dhe FBV-së, morën pjesë edhe ass. dr. Bahtir Hyseni dhe ass. mSc. Arbër Hyseni nga FTU. Gjithashtu u fol edhe ngritjen e qendrave dhe modulet, të cilat do të ofrohen dhe diskutohen në takimet tjera.