Mjekesia

Takime me maturantët e “Mjekësisë” në Mitrovicë dhe ata të Shkollës Teknike Profesionale në Vushtrri

Grupi i studentëve të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) të udhëhequr nga Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) ka vazhduar edhe të enjten takimet informuese me nxënësit e shkollave të mesme. Takime të tilla janë mbajtur me maturantët e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Xheladin Deda”në Mitrovicë dhe me ata të Shkollës Teknike Profesionale në Vushtrri.

Studentët janë njoftuar me mundësitë që ofron UIBM, duke filluar prej programeve të studimit, kampusin, bursat, vazhdimin e studimeve jashtë vendit etj. Gjithashtu ata kanë mësuar për procedurat e aplikimit, kushtet e studimeve dhe provimet pranuese nëpër njësi akademike, duke qenë sa më të përgatitur në kohën e shpalljes së konkursit për pranim në UIBM.