Logoja E Konfefences

Të enjten (14 tetor 2021), mbahet Konferenca e Tretë Ndërkombëtare Multidiciplinare për Gjeoshkencë (IMGC2021)  

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), të enjten (14 tetor 2021) mbahet Konferenca e Tretë Ndërkombëtare Multidiciplinare për Gjeoshkencë (IMGC2021). Për shkak të pandemisë me Covid-19 konferenca mbahet online në platformën zoom.

Në këtë edicion të kësaj konference, që tashmë ka bërë traditë dhe emër, pritet të marrin pjesë studiues nga vende të ndryshme, si nga Kanada, Norvegjia, Polonia, Sllovenia, Hungaria, Turqia, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova. Gjithsej janë paraparë të prezantohen 38 punime shkencore.

Konferenca do të hapet në orën 9:30, ku anëtarët e Këshillit Organizativ, duke përfshirë edhe rektorin e UIBM, prof.dr. Alush Musaj, do të mbajnë nga një fjalim përshëndetëse për pjesëmarrësit. Ashtu sikur herëve tjera, konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në UIBM, Ministria e Ekonomisë dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Programi: