Kampusi

Të mërkurën (7 korrik 2021) në UIBM mbahen aktivitete në kuadër të “Shkollës verore”

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) me Kolegjin AAB është organizuar “Shkolla verore”, me temë: “Jeta Sociale Studentore”. Në këtë ngjarje që mbahet më 6 dhe 7 korrik 2021, marrin pjesë edhe dy universitete te tjera: Universiteti Metoropolitan i Tiranës dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Pritet të marrin pjesë  rreth 40 studentë dhe rreth 10 profesorë (duke përfshirë edhe UIBM). Pas hapjes së “Shkollës verore” në Kolegjin AAB (6 korrik 2021), të mërkurën (7 korrik 2021) aktivitetet zhvendosen në UIBM, ku nga ora 11.00 – 12.00 do ketë një prezantim të UIBM dhe jetës sociale, ndërsa më vonë do të vizitohet Stantergu dhe Muzeu i Kristaleve.

Agjenda: https://www.umib.net/wp-content/uploads/2021/07/Shkolla-Verore.pdf