DSC 0047

Të premten (30 prill 2021) nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me HERAS-in

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), do të mbahet të premten (30 prill 2021), një takim promovues për Raportin “Baseline Assessment”, ku gjithashtu do të diskutohet për procedimin e aplikacionit për mbështetje bazuar në instrumentin “Earmared Fund” si dhe do të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet UIBM dhe HERAS-it.

Në këtë aktivitet që mbahet në hapësirat e Rektoratit prej orës 10:00, duke respektuar protokollet për mbrojtje nga COVID-19, do të organizohet edhe një video – lidhje përmes me ekspertët austriak të projektit. Përveç menaxhmentit të UIBM dhe drejtuesve të HERAS-it, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Zyra në Prishtinë e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).