Argjend Hajra

Studenti i Fakultetit të Gjeoshkencave, tani një inxhinier shumë i suksesshëm në Hidrogjeologji. Argjend Hajra, i cili ishte student i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”,  Fakulteti i Gjeoshkencave, në tetor të vitit 2017 në moshën 23 vjeçare kreu me sukses Masterin dhe mori gradën Master në Hidrogjeologji me Gjeologji Inxhinierike me sukses të lartë.

Ai njihet si bursist i këtij Universiteti si dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë ku nga kjo mori mirënjohje si student i dalluar. Poashtu gjatë kohës sa ishte student si në Bachelor dhe në Master ai merrej me aktivitete të ndryshme kryesisht në lëmin e Gjeologjisë duke arritur që të përfundoi një numër të madh praktikash me sukses. Pas një kohe të shkurtë pasi përfundoi studimet rifilloi praktiken në organizatën joqeveritare “CDI”, ku në maj të vitit 2018 pranohet si Inxhinier i Hidrogjeologjisë për një periudhë kohore 3 vjeçare me mundësi vazhdimi. Poashtu gjatë këtij intervali kohor i është mundësuar nga kjo organizatë që të ndjek trajnime të ndryshme duke arritur që të certifikohet në lëmin për krijimin e modeleve hidrogjeologjike për zonat mbrojtëse të ujërave nëntokësore.

Gjatë periudhës kohore 2018 – 2019, ai u angazhua si Asistent në këtë Universitet ku po ashtu e përfundoi me sukses detyrën e tij. Angazhimet dhe sukseset e ti nuk kanë të ndalur. Aktualisht është udhëheqës i projektit “Identifikimi i zonave mbrojtëse të ujërave nëntokësore “Pusi i Atit” – Suharekë.

Argjend Hajra