Adelina ishte studente në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Drejtimi Inxhinieri Ekonomike.

Adelina studimet i përfundoj me sukses në afat të rregullt në periudhën 2016 – 2019.
Gjatë kohës së studimeve Adelina ishte e fokusuar në fushën e ekonimisë kryesisht në financa dhe kontabilitet, gjatë asaj periudhe studimesh filloi dhe praktikën në kompaninë NPN ‘’Sara’’.

Përvoja në këtë kompani i ka ndihmuar shumë edhe me studimet edhe me punën në praktikë, po ashtu edhe  njohuritë e fituara në UMIB mundësuan që Adelina të ketë sukses në tregun e punës, ku, menjëherë pas përfundimit të studimeve filloi punën në kompaninë NPN‘’Sara’’.
Po ashtu ajo tashmë është Antare e Institutit KAF e cila është shoqatë e specializuar për auditorë të jashtëm, kontabilistë, auditorë të brendshëm dhe vlerësues.

Adelina ndihet krenare për punën e Universitetit të Mitrovicës, të cilën e përgatiti shumë për të ardhmën dhe për tregun e punës, po ashtu ajo synon  të vazhdoj studimet në master në të ardhmën në këtë Universitet.

Adelina Boshnjaku – Asistente E Kontabilistit