Mbrojtja nga Corona Virus

Albina Hasani-Duraku- studente në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Fakulteti i Edukimit – Programi Fillor.

Albina si studente e përkushtuar gjatë studimeve arriti të ishte bursiste në Universitetin e Mitrovicës. Pastaj bursiste edhe në MASHT e gjithashtu edhe në Komunën e Mitrovicës për tri vite me radhë.

Në shtator të këtij viti, filloi punën si mësimdhënëse e ciklit klasor në shkollën fillore “LIRIA” në Stroc – Vushtrri. Është përherë falënderuese ndaj stafit akademik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” për njohuritë që i dhanë gjatë studimeve dhe që zbatimi i atyre njohurive po bën që ajo të vlerësohet lartë.

Për të gjithë studentet e Fakultetit të Edukimit ajo ka mesazh që të punojnë shumë dhe ta duan rrugën që kanë zgjedhur sepse mësimdhënia është fisnikëri e dashuri.

“Pasi të mësoni vetë ju do të jepni mësim, dhe pasi të jepni mësim ju do të mësoni akoma më shumë” – Phil Cholins.