Mbrojtja nga Corona Virus

Fidan Bilalli – studimet e nivelit bachelor i përfundoi me sukses në Universitetin e Mitrovicës, Fakulteti i Gjeoshkencave, përkatësisht në drejtimin: Vendburimet e mineraleve të dobishme.
Më pas ai vazhdoi studimet e nivelit master në drejtimin: Hidrogjeologji me Gjeologji Inxhinierike. Pas diplomimit ai u punësua në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor si: Zyrtar i lartë i sistemit informative dhe librit ujor, tek “Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore”.
Ai ka punuar edhe me kompani të huaja në Kosovë si “Inxhinieri e Hidrogjeologjisë” dhe “drejtues i një kompanie të suksesshme  Hydro Geo Burimi ‘’ e cila kishte për qëllim gjetjen, definimin dhe lëvizjen e ujërave nëntokësore, analiza gjeomekanike etj.

Ka marrë pjesë në Konferenca Ndërkombëtare të shumta si dhe vizita studimore, ku veçon ato në: Gothenburg- Suedi, Frankfurt-Gjermani, Viena-Austri.

Ai shprehet se vetëm me punë dhe angazhim arrihet suksesi!

Fidan Bilalli