Flakrina Bekteshi – ishte studente e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet.

Si studente e dalluar ajo vazhdimisht angazhohej në  mësime, aktivitete studentore dhe  ishte përfituese e bursës universitare.

 Flakrina menjëherë pas përfundimit të studimeve filloj punën në kompaninë Zagragja & Associates si asistente kontabiliteti dhe poashtu ajo tashmë është Antare e Institutit KAF e cila është shoqatë e specializuar për auditorë të jashtëm, kontabilistë, auditorë të brendshëm dhe vlerësues.

Jam shumë me fat që kam qenë pjesë e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, për shkak që më kanë përgaditur për karrierën time të mëtutjeshme – thotë Flakrina.

Flakrina Bekteshi