Florina Thaçi – ishte studente e Fakultetit Ekonomik, përkatësisht Departamenti Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Si studente Florina ishte shumë e angazhuar dhe e hapur për bashkëpunime ajo ishte prezente në shumë aktivitete në fushën ku ajo studionte dhe jo vetëm.

Ajo tani punon në pozitën e “Udhëheqëse e administratës” në KAN SHPK- KFC Kosova dhe vazhdon studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Ekonomik, Master, Drejtimi Menaxhment dhe Informatikë, viti 2-të.

Ajo thotë se diploma e nivelit Bachelor në Menaxhment dhe Informatikë, më saktësisht në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini’, mund të ketë një numër përfitimesh të pritura dhe të papritura në jetën e secilit student që ka vijuar studimet aty. “Në fakt, këto përfitime shpesh shtrihen përtej qëllimeve profesionale dhe janë të zbatueshme edhe në jetën personale. Ndjenja e arritjeve, edukimit dhe aftësive të fituara nga studimet kanë përmirësuar vetëbesimin, ndërsa fillova rrugëtimin në botën e biznesit”.

Sipas saj, pjesa më e madhe e njohurive dhe aftësive që ka fituar nga studimet janë të zbatueshme në shumë industri. “Unë jam bërë më e aftë dhe e gjithanshme, pavarësisht nga industria ose titulli i punës, falë cilësive të zbatueshme gjerësisht si udhëheqja (lidershipi), të menduarit kritik, analitik dhe marrëdhënia me njerëzit”, thotë Florina.

Ajo tregon se për të diplomuar në Universitetin e Mitrovicës, i duhej të ndiqte orë mësimi dhe ligjërata studimi, të dorëzonte detyra dhe projekte me kohë dhe të shtyente veten të punonte përmes lëndëve rigoroze, komplekse. “E gjithë kjo kërkon një nivel të vetë-disiplinës të cilën e kam kultivuar me kohë dhe përpjekje, gjatë punës përmes studimeve në Menaxhiment dhe Informatikë, gjë e cila më ka ndihmuar në zhvillimin profesional pasi cdo detyrë në punë kërkon një afat kohorë të caktuar për t’u përfunduar”.

Hapat e parë në kompaninë ku aktualisht është punësuar ka qenë si asistente në Departamentin e Administratës, që ishte një sfidë në vete që të mbijetonte në një ambient aq dinamik të punës e mbi të gjitha. “Me të pasur rastin të praktikojë njohuritë e fituara gjatë studimeve në fushën e Menaxhmentit për një vit kalendarik kam arritur të udhëheqë Departamentin në të cilën isha asistente”.

Përmes moduleve të ndryshme gjatë tre viteve studime kanë bërë që njohuritë edukative të shndërrohen në punë praktike, të cilat edhe sot i praktikon  në vendin dhe pozitën aktuale të punës. Si udhëheqëse në Departamentin e Administratës, asaj i duhet të dijë bazat e çdo biznesi të suksesshëm që janë financat, andaj përmes lëndëve financiare si Menaxhmenti Financiar dhe Kontabiliteti ka mësuar si të lexojë dhe kuptoj pasqyrat financiare, krijimi i planit të biznesit, hartimi dhe implementimi i strategjisë biznesore, punësimi i njerëzve të duhur, mbajtja e punëtorëve të motivuar, mbledhja dhe interpretimi i të dhënave etj.

Të gjitha këto dhe shumë njohuri tjera, teknika moderne, si mësimi i Gjuhës Angleze, aftësimi në programet e MS Office dhe bazës së të dhënave për hulumtime në biznes kanë ndikuar pozitivisht në ngritjen profesionale dhe e gjithë kjo është falë përkushtimit të profesorëve dhe programit studimor të ofruar në Universitetin e Mitrovicës.

Florina Thaqi