Mbrojtja nga Corona Virus

Shkëlqim Hyseni – ishte student i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore.

Gjatë studimeve mori pjesë në shumë trajnime vendore dhe ndërkombëtare të fushës që studionte. Ku veçohen trajnimet mbi teknologjinë e qumështit të organizuara nga kompani kosovare dhe ekspertë holandezë. Për një kohë ai fitoi mundësinë e punës praktike në Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë, përvojë që i shërbeu shumë në studimet dhe punën e mëvonshme.

Ai ishte për dy vite përfitues i bursave nga universiteti dhe nga Ministria e Arsimit.

Gjithashtu, ishte pjesë punuese e një projekti  të financuar nga MASHT-i me temën ’’Izolimi i baktereve Bacillus nga mostra dheu për prodhimin e enzimës proteazë nga mbetjet e industrive ushqimore’’. Pas përfundimit të studimeve Bachelor filloi studimet në nivelin master në të njejtën degë.

Në dhjetor të vitit 2018 fitoi bursë për vazhdimin e studimeve për një semestër në Universitetin “Van Hall Larenstain” në Holandë.

Aktualisht është duke punuar si teknolog në Laboratorin e Parapaketimeve në Agjencionin e Metrologjisë së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Shkëlqim Hyseni