Valdet Ismajli – ishte student i Fakultetit të Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, përkatësisht Drejtimit të Gjeologjisë në periudhën 2015- 2018.

Valdeti ishte një student i zellshëm dhe të gjitha provimet i përfundoi në afat dhe me nota të larta.

Gjatë kohës së lirë Valdeti merrej me hulumtime të ndryshme tē fushës që ai studionte dhe me aktivitete tjera. Pas përfundimit të nivelit Bachelor ai filloi studimet në nivelin Master përkatësisht Hidrogjeologji Inxhinerike.

Në vitin 2018 Valdeti u punësua në kompaninë: “Geokos A&A” si laborant i Gjeoteknikes.

 

Valdet Ismaili