Trajnimi

Thirrje për aplikim në: Trajnim për videoproduksion

Agjencia për Zhvillim Rajonal – Veri (AZHR-Veri) dhe Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në bashkëpunim me Komunën Mitrovicës,  Skenderajt dhe Vushtrrisë, organizojnë trajnimin për  videoproduksion,  me të rinjtë e rajonit.

Ky trajnim ka për qëllim fuqizimin ekonomik të të rinjve.

Objektivat kryesore të trajnimit:

– Aftësimin profesional për ngritjen e aftësive të fuqisë punëtore dhe kompetencës profesionale;

– Ofrimi i trajnimeve profesionale dhe përfshirja e tyre në programet e masave aktive të tregut të punës;

Për kë është kursi?

  • Ky kurs është i përsosur për individët që duan të hyjnë në botën e realizimit të videove profesionale, pavarësisht nga fusha e tyre aktuale e punës ose studimit. Ky kurs është gjithashtu për njerëzit që kanë dashur gjithmonë fotografinë, videon por nuk dinë si të fillojnë.

Parakushtet e kursit: 18-35 vjeç

Kohëzgjatja e kursit: 20 orë kursi dhe do të filloj me datën 28.05.2022, prej orës 11:00. Trajnimi do të mbahet në Bibliotekën Universitare në UIBM, rruga “Ukshin Kovaçica”, Mitrovicë.

Vërtetim / Përfundim

Kriteret minimale: 1. Frekuentimi i kursit – 90%. 2. Projekti / Provimi përfundimtar

Të interesuarit të paraqitën më 28. 05. 2022, në Bibliotekën Universitare në UIBM!