THIRRJE PËR APLIKIME: LOKOMOTIVA — CIKLI III

Programi Lokomotiva, ofron hapësirë të përbashkët për të rinj entuziastë të të gjitha gjinive dhe prapavijave që kanë vullnet të gjurmojnë ide të reja, si dhe të sfidojnë në mënyrë konstruktive narrativat e rrënjosura për identitetet shoqërore përmes formateve dhe mjeteve të shumta mediale.

Kjo mundësi e të mësuarit praktik synon të nxisë mendimin kritik dhe t’i frymëzojë pjesëmarrësit të bëjnë aktivizëm për katër çështje bosht — gjinia, etnia, feja dhe raca — duke i pajisur ata me mjetet e nevojshme për të bërë ndryshime pozitive. Si i tillë, programi është përvojë gjashtëmujore e të mësuarit shumëdimensional me plot dinamizëm, gjatë së cilit pjesëmarrësve u ofrohet një mundësi e jashtëzakonshme për hulumtimin e ideve të reja dhe për t’u shoqëruar me bashkëmoshatarë.

Për më shumë mundësi rreth programit: klikoni këtu