Conference Logo (1)

Thirrje për regjistrim në konferencën “Bashkëpunimi Universitet-Industri”

Më 5 dhe 6 prill 2021 në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) mbahet konferenca “Bashkëpunimi Universitet-Industri”. Kjo konferencë është fryt dhe rezultat i tri raundeve të tryezave të rrumbullakëta më përfaqësues të universiteteve, bizneseve dhe qeverisë me titull “Intensifikimi i interaksionit universiteti-industri”.

Ju ftojmë të kontribuoni përmes artikujve shkencorë, rasteve studimore dhe pjesëmarrjes në diskutime. Numri i pjesëmarrësve si dhe afatet për regjistrim dhe dorëzim të dorëshkrimeve tuaja është i kufizuar, andaj ju ftojmë që sa më parë të regjistroheni dhe të dorëzoni dorëshkrimet tuaja. Për më tepër detaje sa i përket afateve dhe regjistrimit, klikoni në linkun: uicc.umib.net