Trajnimi Ne FIMK

Trajnim online rreth përdorimit të softuerit Mathematica

Studentët e vitit të dytë të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kanë ndjekur të enjten një trajnim online përdorimit te softwerit Mathematica. Trajnimi është mbajtur nga profesorët e kompanisë “WolphramAlpha”, Tim Cox dhe Mark Braithwaite.

Koordinatori lokal i projektit iTEM, prof. ass. dr. Faton Merovci, tha se licenca e  Softuerit Mathematica është blerë nga projekti iTEM. “Kjo licencë është trevjeçare dhe është financuar nga Erasmus+, ndërsa ne koordinim me përfaqësuesit e kompanisë “WolphramAlpha”, jemi dakorduar që ta mbajmë sesionin e parë me studentët e UMIB-it, meqë semestri fillon javën tjetër dhe ky softuer do përdoret në kuadër të lëndëve të Matematikës dhe Statistikës”.

Sipas tij, kompanisë i janë dërguar adresat elektronike te gjithë studentëve të vitit të dytë, të drejtimit “Informatike Inxhinierike”, pastaj kompania i ka dërguar një email për mundësinë e kyçjes online në kuadër të këtij trajnimi. “Një trajnim tjetër, nga po e njëjta kompani planifikohet të mbahet edhe më 10 mars 2020”.