Takimi

Trajnim për platformën e matjes së cilësisë

UNISOF-t ka trajnuar zyrtarët e cilësisë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), për modulin SEVC – platformë e matjes së cilësisë në kuadër të SMU-së. SEVC mundëson zhvillimin e pyetësorëve online për sigurim te brendshëm te cilësisë, dhe disa aspekte tjera, si gjenerim të të dhënave, menaxhim te tyre, e te ngjashme.

Koordinatori për Cilësi, Zahir Çerkini, tha se trajnimi ishte i frytshëm dhe u vlerësua si mjaft me rëndësi nga pjesëmarrësit. Sipas tij, stafi akademik dhe studentët, do të jenë drejtpërdrejtë të kyçur ne procesin e matjes dhe sigurimit të cilësisë, përmes shfrytëzimit të kësaj platformë.