Ilus

U organizua trajnim për ngritjen e kapaciteteve në zhvillimin e projekt-propozimeve të Erasmus+

Në vazhdimësinë e bashkëpunimit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” me zyrën e Erasmus+ në Kosovë, me datë 11 Mars 2019 u mbajt trajnimi për ngritjen e kapaciteteve në zhvillimin e projekt propozimeve të Erasmus+.

Në këtë trajnim morën pjesë stafi akademik si dhe studentët e Universitetit të Mitrovicës. Fillimisht u bë një prezentim i projekteve të aplikuara dhe atyre që janë duke u implementuar në UMIB. Pastaj përfaqësuesi i zyrës së Erasmus+ njoftoi të pranishmit me mundësitë ndërkombëtare që ofron programi Erasmus+ si: Mobiliteti i stafit dhe studentëve në kuadër të International Credit Mobility (ICM), bursat për studime master në kuadër të Erasmus Mundus Joint Master Degrees (EMJMD), ngritjen e kapaciteve në Arsimin e Lartë si dhe aktivitetet tjera në kuadër të programit Jean Monnet Activities.

Gjithashtu të pranishmit u njohën me risitë në aplikime e në veçanti me të ashtuquajtën “Dritaren e re për Ballkanin Perëndimor” ku u prezentuan mundësitë e reja për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër programeve Erasmus+.