Profat

Tre profesorë ndërkombëtarë po qëndrojnë në UIBM në kuadër të Programit Erasmus+

Rektori i Universitetit “Isa Boletini”  në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj, ka pritur në takim prof.asoc.dr. Joze Kortnik dhe prof.ass.dr. Mitja Petriq nga Universiteti i Lubjanës si dhe prof.dr. Malbongwe Manono nga Universiteti “Cape Town” nga Afrika Jugore, të cilët mbajtën ligjërata me studentë në kuadër të Programit Erasmus + për shkëmbimin e stafit.  Ata gjithashtu ishin edhe pjesë e “Kongresit  XIX Ballkanik të Përpunimit të Mineraleve (XIX BMPC)”, që u mbajt në Mitrovicë.

Rektori Musaj, i cili në takim shoqërohej edhe nga prorektori, prof.dr. Behxhet Shala dhe dekani i FGJ, prof.dr. Naser Peci, falënderoi mysafirët për angazhimin e tyre në kuadër të Programit Erasmus+. “Jemi shumë të lumtur të ju mirëpresim në Universitetin tonë, ku studentët dhe mësimdhënësit tanë kanë rastin të bëhen pjesë e ligjëratave tuaja”, tha ai.

Ai theksoi rëndësinë që kanë shkëmbimet e stafit për universitetet, si një mundësi unike që ofrohet për studentët dhe mësimdhënësit që janë pjesë e këtyre programeve.