DSC 0082

Tryezë e rrumbullaket për ndihmën juridike falas

Në Fakultetin Juridik të enjten është mbajtur tryeza e rrumbullakëtn në të cilën është trajtuar raporti me titull “Hartëzimi i Nevojave të Komunitetit për Drejtësi”. Në raport është bërë një analizë e gjerë juridike e mënyrës së funksionimit të ndihmës juridike falas në Kosovës dhe problemet që janë paraqitur në këtë fushë.

Funksionim i  zyrave rajonale për ndihmë juridike falas dhe qasja e personave që kane nevojë për këto lloj ndihme, ishin temat bosht të diskutimit të sotëm. Kjo tryezë ishte organizim i përbashkët i Fakultetit Juridik, USAID dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas-zyrës rajonale në Mitrovicë.