The Certification Of Participants In The Soft Skills Training

U certifikuan pjesëmarrësit e trajnimit për shkathtësi të buta

Në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Universitetin “Isa Boletini” në  Mitrovicë, janë ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në trajnimin për shkathtësi të buta. Drejtori i kësaj qendre, Besart Hajrizi, tha se së bashku me “Caritas Kosova” për çdo ditë po e ngushtojnë hapësirën ndërmjet universitetit dhe tregut.

Ai theksoi se përgjatë trajnimit përveçse ishin të rregullt, pjesëmarrësit ishin edhe shumë aktiv. “Përderisa ata ishin shumë të rregullt dhe aktiv përgjatë trajnimeve, kjo tregon se atyre u intereson më shumë shkathtësia se sa certifikata”.

Ai njoftoi se ata që nuk arritën të marrin pjesë në ceremoninë e certifikimit, kanë mundësinë e tërheqjes së certifikatës në zyret e IECM, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00!