Konfrenca E Edukimit

U hap projekti: “Ngritja e kapaciteteve kërkimore për të forcuar Hulumtimet Empirike mbi Kohezionin Social dhe Barazinë në Sistemin Arsimor në Kosovë”

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është hapur të hënën solemnisht projekti: “Ngritja e kapaciteteve kërkimore për të forcuar Hulumtimet Empirike mbi Kohezionin Social dhe Barazinë në Sistemin Arsimor në Kosovë”. Është fjala për një projekt të përbashkët të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”  dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, që financohet  nga projekti HERAS+.

Përveç drejtuesve të UIBM, në hapjen solemne, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga universitetet që janë pjesë e projektit. U vlerësua se ky projekt është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për universitetet partnere, por në një konotacion edhe më të gjerë.